Raportuesi për Kosovën në Asamblenë Parlamentare të KiE, Bjorn von Sydow do të vizitojë në fundjavë Kosovën.

Lajmin e bëjnë të ditur mediat lokale, sipas të cilave Sydow do të kryejë një mision faktmbledhës në terren, në prag të zgjedhjeve të 12 dhjetorit.

“Do të theksoj rëndësinë e organizimit të zgjedhjeve të lira e të ndershme”, citohet Sydow nga mediat kosovare.

Zyrtari evropian ka deklaruar gjithashtu se gjatë misionit të tij do të përqendrohet edhe tek situata e bashkësive etnike dhe lufta ndaj korrupsionit.

“Do të fokusohem tek rekomandimet e bëra në raportin e qershorit dhe në vecanti tek nevoja për parandalimin e korrupsionit”, ka shtuar Sydow.

Top Channel