Ministri i Jashtëm serb Vuk Jeremic ka deklaruar se Serbia do të diskutojë me Kosovën duke u bazuar vetëm në interesat e saj.

Duke folur nga Beogradi, Jeremic ka theksuar se kjo është mënyra e vetme që dialogu të jetë sa më racional dhe ka premtuar se pala serbe do të mbajë një qendrim të tillë.

“Ne kemi vetëm një politike dhe vetëm një kushtetutë dhe në kuadër të kësaj politike dhe kësaj kushtetute ne do të flasim në mënyrë konstruktive dhe fleksibël”, ka pohuar Jeremic.

Sipas tij, Serbia nuk është e interesuar të bllokojë dialogun dhe të krijojë probleme, por që të arrihet një zgjidhje.

“Ne duhet të merremi vesh me Prishtinën dhe fuqitë e mëdha për të vlerësuar se cila është zgjidhja afatgjatë për Kosovën”, është shprehur Jeremic.

Shefi i diplomacisë serbe ka shtuar më tej se Beogradi është i gatshëm të flasë për gjithcka, por jo për të pranuar një zgjidhje të imponuar.

Top Channel