Seanca për konstituimin e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu cakton datën, mbledhja do të mbahet vetëm një ditë para skadimit të afatit kushtetues
Kryeministri maqedonas Nikolla Gruevski ka deklaruar se Maqedonia nuk mund të heqë dorë nga identiteti i saj për të zgjidhur cështjen e emrit.
Në një interpelancë në Parlamentin e Shkupit, Gruevski është shprehur se problemi i identitetit i shtruar nga Athina daton më shumë se 100 vjet më parë.
“Problemi me identitetin i hapur nga fqinji ynë jugor është më i vjetër se 100 vjet. Nëse shikoni regjistrimet e përbërjes etnike të pjesës veriore të Greqisë së sotme nga fillimi i shekullit të njëzetë, do të shihni se sa maqedonas kanë jetuar dhe jetojnë edhe sot atje”, ka pohuar Gruevski.
Ai ka shtuar se qeveria e tij po bën gjithcka që problemi të zgjidhet dhe të zhbllokohet rruga integruese e Maqedonisë.
Top Channel