" /> ">

Orë tepër të vështira po kalon shtypi i shkruar në Greqi. Gazeta “To Vima” prej javes tjeter nuk do te qarkulloje me. Keshtu brenda nje muaji pas gazetes ‘Apogjevmatini’, mbyllet edhe botimi i se perditshmes historike “To Vima” dhe dhjetera gazetare dhe nenpunes do te humbasin vendet e tyre te punes.

Sipas pronareve te grupit mediatik DOL qe ka ne pronesi edhe gazeten ‘Ta Nea’, mbyllja e versionit te perditshem te gazetes eshte kryer si pasoje e nevojave bashkekohore per shtypin e shkruar, duke sjelle si shembull se vetem 8000 vete blinin gazeten ne treg ,kurse vizitoret e faqes se saj se internetit ishin mbi 82000 ne dite.

Por burime te brendshme gazetareske pohojne se kriza ekonomike qe po kalon vendi ka sjelle ne menyre te ndjeshme reduktimin e shitjeve dhe uljen e madhe te reklamave,ndersa ka edhe zera qe deshmojne se politika proqeveritare qe trumbetonte kjo gazete eshte shkaktarja kryesore qe ka bere qe njerezit te mos e blejne me.

Tashme “To Vima” qe ka nje histori 90-vjecare ne Greqi do te ruaje versionin e shtypur te se dieles si dhe botimin e saj te perditshem ne faqen e internetit prej 1 Janarit.

Nderkohe gjithe qarqet gazetareske ne vend jane prononcuar ne mbeshtetje te gazetareve dhe nenpunesve qe do te humbasin punen tek gazeta ne fjale,ndersa paralelisht probleme te medha me reduktime rrogash dhe pushime nga puna, vihen re edhe ne kanalet e medha televizive te vendit.

Unioni i gazetareve te Greqise ka shpallur te marten ne daten 30 nentor nje greve te pergjithshme ne te gjithe mediat greke ne shenje proteste per pasojat e krizes ne shtypin e shkruar dhe ate viziv.

Top Channel