Listës së zyrtarëve të dënuar në Kosovë i shtohet edhe një tjetër emër. Kryetari aktual i komunës së Ferizajt, Bajrush Xhemajli u shpall fajtor dhe u dënua me 2 vjet e gjysmë burg nga Gjykata e Qarkut në Prishtinë.

Verdikti i gjykatës u shpall për aksidentin e ndodhur një vit më parë që la të vdekur një të ri 21 vjeçar.

Por, vendimi gjykatës së shkallës së parë hyn në fuqi kur ajo e shkallës së dytë të shqyrtojë ankesat e palëve.

Pasi vendimi të konfirmohet, Bajrush Xhemajli  nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës,  duhet të vuajë dënimin e dhënë.

Pas shumë shqyrtimesh të organit të akuzës dhe trupit gjykues, gjykata e shpalli fajtor Xhemajlin për shkelje të rregullave të qarkullimit, të cilat sollën si pasojë vdekjen e një personi.

Anëtarit të PDK-së i është ndaluar drejtimi i automjetit për 3 vjet.

Top Channel