Seanca për konstituimin e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu cakton datën, mbledhja do të mbahet vetëm një ditë para skadimit të afatit kushtetues
Në vijim të fjalës së tij në lidhjen direkte me Top Show, kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, foli për arritjet në fushën ekonomike gjatë qeverisjes së tij.
Thaçi tha se rritja ekonomike në vend ka qenë mbi 5 përqind, sipas tij në kulmin e krizës ekonomike dhe se buxheti i qeverisë është rritur në masën e 30 përqindëshit. Ai vlerësoi realizimet në infrastrukturë dhe projektet e ardhshme duke cilësuar si më të rëndësishmin nisjen e punimeve të autostradës, Vërnicë-Mërdarë.
“Rritja ekonomike ka qenë me 5 përqind dhe u rrit buxheti me 30 përqind. Janë realizuar1200 kilometra rrugë, 500 projekte rrugore në mbarë terrotirin e Republikës së Kosovës. 90 përqind e fshatrave kanë rrugë të reja dhe kanë akses më të lehtë në qytete, fshatrat dhe qyetet janë lidhur me njëra-tjetrën. Endrrën e qytetarëve të Kosovës e kemi bërë realitet, kemi nisur punën për autostradën e Mërdarës”, tha kryeministri Thaçi.
Top Channel