Gjykimi i ish-krerëve të UÇK-së, Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë njoftojnë se kur do të mbahet deklarata përmbyllëse
Kryeministri Thaçi premtoi se në rast të rimandatimit brenda 15 muajve të parë të qeverisjes Kosova do të përfshihet në procesin e liberalizimit të vizave dhe brenda 4 viteve Kosova do ta shohë veten e anëtarësuar në NATO.
Në vazhdim të intervistës së tij në Top Show kryeministri i Kosovës u shpreh i bindur për arritjen e objektivave. Ai tha se si qëllim në jetën e tij ka patur, lirinë e Kosovës, pavarësinë e saj dhe anëtarësimin e vendit në organizatat euro-atlantike.
Përsa i përket bisedimeve me Serbinë kryeministri tha se fakti që do të mbahet një dialog mes dy vendeve në një farë mënyrë është pranim i pavarësisë së Kosovës nga ana e Beogradit. Thaço përjashtoi mundësinë e diskutimit të çështjeve territoriale dhe të kufijve me Serbinë dhe u shpreh i bindur se në fund të këtij procesi bisedimesh Serbia do të njohë pavarësinë e Kosovës.
“Brenda 15 muajve nis procesi i liberalizimi të vizave ndërsa brenda mandatit 4 vjeçar vendi do të anëtarësohet në NATO. Nisja e procesit të bisedimeve me Serbine është pak a shumë një njohje e Kosovës nga ana e Serbisë. Jam i bindur se Serbia në fund të procesit të dialogut do të njohë Kosovën si shtet të pavarur. Kosova nuk do të diskutojë për kufijtë dhe territorin”, u shpreh kryeministri në ikje i Kosovës, Hashim Thaçi.
Lideri i PDK-së në fund të fjalës së tij premtoi gjithashtu se brenda katër vitesh Kosova do të arrijë njohjet e nevojshme të pavarësisë për t’u anëtarësuar në OKB.
Top Channel