Policia maqedonase ka bastisur para pak castesh studiot e televizionit A1 në Shkup, duke penguar zhvillimin e disa emisioneve politike.

Analisti i njohur i shtypit të vendit fqinj, Kim Mehmeti ka bërë të ditur për TCH se bastisja ka qenë e papritur dhe se ajo mund të ketë ardhur për shkak të linjës editoriale të ndjekur nga ky televizion.

“Një gjë e tillë s’ka ndodhur më parë. Erdha për një debat dhe më priti policia askush nuk ka dhënë shpjegime përse kjo po ndodh. Por bëhet fjalë për televizionin me më shumë influencë, që është anti-qeveritar dhe mbase ka të bëjë me këtë”, ka deklaruar Mehmeti.

Ai ka shtuar se kjo bastisje mund të ketë ardhur edhe pasi ditën e djeshme, A1 transmetoi dy intervista me politikanët shqiptarë Pandeli Majko dhe Sabri Godo.

“Unë shpresoj që kjo të mos ketë lidhje. Ne duhet të jemi të lirë të flasim për shqiptarët e Maqedonisë”, ka shtuar Mehmeti.

Top Channel