Policia serbe ka arrestuar sot tetë anëtarë të një organizate kriminale, që merrej me kontrabandën e mishit nga Kosova në Serbi.

Lajmin e bëjnë të ditur agjencitë serbe, sipas të cilave të arrestuarit, të gjithë shtetas serbë, u kapën teksa po trafikonin 1.500 kilogramë mish.

Sipas burimeve, mishi në fjalë vinte nga Argjentina dhe Brazili dhe pasi kalonte nëpër Kosovë përfundonte në Serbinë qendrore.

Autoritetet dyshojnë se grupi në fjalë ka trafikuar gjatë aktivitetit të tij disavjecar rreth 50 tonelata mish.

Burimet shtojnë më tej se vlera e mishit të sekuestruar sot, 1.5 ton, në treg do të kapte vlerën e 20 milionë eurove.

Top Channel