Seminar për turizmin shqiptar

25/11/2010 16:35

Ministria Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve dhe Organizata Boterore e Turizmit kane zhvilluar seminarin rajonal “Turizmi si një Mjet për Zhvillimin Rajonal të Qëndrueshëm”, me qellimin per te sjelle ne vemendje rendesine e turizmit, si nje nga sektoret udheheqes te ekonomise boterore, qe kontribon ndjeshem ne ekonomite lokale dhe kombetare.

Te pranishem mes te tjeresh ishin sekretari i Pergjithshem i Organizates Boterore te Turizmit Taleb Rifai, Kryeministri Berisha, ministri Xhaferaj dhe perfaqesues te vendeve te Europes Juglindore, e organizata joqeveritare.

Xhaferaj mes te tjerash tha se perpos Qeverise, industria e turizmit lidhet edhe me komunitetet dhe bizneset lokale, duke shtuar se misioni i Ministrise se Turizmit është qe të punojë ngushtë me sektorin privat për të fuqizuar më tej në tregjet ndërkombëtare pozicionin e Shqipërisë dhe turizmit shqiptar.

Ndërsa Taleb foli per rendesine e turizmit ne bote dhe pergezoi menyren qe po ndiqet ne Shqiperi per nje turizem me te mire. Ai  siguroi mbeshtetjen qe OBT do t’i jape vendit tone.

Kryeministri Berisha foli per rritjen e fluksit te vizitoreve ne Shqiperi keto 6 vitet e fundit dhe mundesite qe u ofron Shqiperia turisteve.

“Perandoritë e të gjitha kohërave lanë në këtë vend monumentet, gjurmët e tyre, pra në këtë kontekst ky fluks i madh turistik, ka një arsye shumë solide. Turistë nga rajoni dhe gjithë bota vijnë në Shqipëri sepse kanë mundësi vërtet të kënaqin, të plotësojnë kureshtjen e tyre, jo vetëm me plazhet dhe ujërat më të mrekullueshme, por dhe pasuritë e mëdha kulturore, peisazhet natyrore të cilat e bëjnë këtë vend, një  Zvicër me det e parë nga lart”, tha Berisha.

Perpos MTKRS dhe Organizatës Botërore të Turizmit, ky seminar u mbeshtet  nga PNUD dhe USAID.

Top Channel