Ministri në largim i Transportit, Fatmir Limaj gjatë prezantimit të projektit per autostraden Prishtinë-Shkup theksoi se kjo rruge do të ndërtohet në një trase tërësisht të re, me gjatësi prej 55 kilometrash.

Limaj, sipas RTK-së, bëri të ditur se autostrada do të këtë dy seksione, atë verior dhe jugor. Ai tha se përveç autostradës, e cila do ta lidhë Kosovën me Maqedoninë, ajo do ta lidhë edhe Maqedoninë me Bullgarinë edhe Turqinë.

Autostrada do të ketë tri tunele, ndërsa më i gjati do të jetë ai i Kaçanikut, me 2,2 kilometra.

Top Channel