Policia e Kosovës ka arrestuar tre persona dhe konfiskuar 2.5 kilogramë substancë narkotike e cila dyshohet të jetë heroine, gjatë një operacioni në Ferizaj.

Operacioni i koduar “stuhia” u zhvillua të mërkurën në mbrëmje pas hetimeve për trafik lëndësh narkotike.

Gjatë këtij operacioni policor janë zhvilluar disa bastisje dhe përvec drogës u gjetën edhe një armë automatike AK-47, dy karikatorë me 60 fishekë, dy pistoleta, një radiolidhje ushtarake së bashku me një uniformë ushtarake, tre automjete të të dyshuarve, para kesh  në vlerë prej 2.700 euro, dy pasaporta, si dhe pajisje elektronike e telefona celularë.

Të arrestuarve u është caktuar masa e ndalimit në konsultim me prokurorin e qarkut të Gjilanit.

Top Channel