Sekretari i shtetit në Ministrinë serbe për Kosovën, Oliver Ivanovic ka deklaruar se misioni EULEX nuk ka arsye për të marrë pjesë në bisedimet Prishtinë-Beograd.

“EULEX nuk duhet të përfshihet në bisedime për faktin se në dialog do të marrin pjesë SHBA dhe BE dhe një përfaqësues tjetër i Brukselit nuk është i nevojshëm”, ka pohuar Ivanovic.

Ai ka theksuar se EULEX është përgjegjës vetëm për tre segmente, drejtësinë, doganat dhe policinë, ndërsa në bisedime do të trajtohen shumë tema të tjera.

Pak ditë më parë, Ivanovic i bëri thirrje shefit të misionit Xavier Bout de Marnhac që luftën kundër krimit ta fillojë nga Prishtina dhe jo vetëm nga veriu i Kosovës.

Top Channel