Punëtorë, studentë, esktremistë të djathtë dhe anarkistë kanë zbritur në shesh sot për të protestuar ndaj masave të reja që qeveria greke synon të marrë në 2011-n, siç është kërkuar nga BE-FMN.

Në kuadër të vetë protestës, zyrat publike, shërbimet dhe transportet janë paralizuar për disa orë nga ndërprerja e punës së punonjësve të sektorit shtetëror dhe atij privat.

Kjo do të jetë një grevë paraprake, përpara asaj 24 orëshe që do të mbahet më 15 dhjetor.

Top Channel