Sllovenia ka deklaruar se nuk po i pengon bisedimet për anëtarësimin e Kroacisë në Bashkimin Evropian, për shkak të kontestit të kufirit.

“Ne nuk po i pengojmë këto bisedime, por po mbrojmë interesat tona”, ka deklaruar zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme sllovene, Milan Balazic.

Kontesti kroato-slloven për vijën kufitare nuk ka ngritur tensione mes dy vendeve, gjë që bëri që Kroacia të anëtarësohet pa probleme në NATO.

Qendrim të ngjashëm me atë të Sllovenisë kërkon edhe Maqedonia nga Greqia, në mënyrë që të ecë përpara në proceset integruese.

Top Channel