Nënkryetari i AAK-së, Blerim Shala i ka vlerësuar si jorealiste deklaratat e bëra në emisionin “Top Show” nga kryeministri i Kosovës Hashim Thaci.

Shala i është referuar në vecanti premtimit të Thacit, se nëse rizgjidhet brenda 15 muajve do të realizojë heqjen e vizave dhe brenda 4 vjetve anëtarësimin në NATO.

“Këto deklarata nuk janë aspak realiste. Heqja e vizave dhe anëtarësimi në NATO janë procese të ndërlikuara që kërkojnë shumë punë dhe angazhim”, ka pohuar Shala.

Gjatë intervistës së tij, Thaci premtoi gjithashtu se brenda katër vjetësh Kosova do të arrijë numrin e duhur të njohjeve për të qenë pjesë e OKB-së.

Top Channel