Më 28 nëntor kryeqyteti i Kosovës do të ngjyroset “kuqezi”, nga flamuri kombëtar i shqiptarëve.
 

Kështu thonë në lëvizjen ‘Vetëvendosje’, e cila është pjesë e Rrjetit të Organizatave Shqiptare, të cilat me aktivitete të shumta do të shënojnë 98-vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë.
 
E teksa nga ana tjetër në Tiranë do të promovohen produktet shqiptare, në Prishtinë nën tingujt e  muzikës rock do të kërkohet edhe bashkimi kombëtar thone anetarët e Vetëvendosjes.
 
Në Vetëvendosje kritikojnë institucionet, të cilat e larguan 28 Nëntorin nga kalendari i festave zyrtare, ndërsa theksojnë se në programin e kësaj lëvizjeje që do të garojë në zgjedhjet e 12 dhjetorit, është parashikuar angazhim për këtë çështje.
 
Rrjeti i Organizatave Shqiptare paralajmëron edhe protestë në Shkup, për shkak të ndalimit të zbatimit të “Marrëveshjes së Ohrit”, moshyrjes në NATO dhe në BE.
 

Top Channel