Ambasadori i Britanisë së Madhe në Serbi, Stephen Wordsworth deklaroi se shumica e vendeve të BE-së tashmë e kanë njohur Kosovën dhe diskutimi për ekzistencën e saj nuk është më në rend të ditës.

Në një prononcim për gazetën serbe “Danas”, Wordsworth deklaroi se Beogradi dhe Prishtina tani duhet të diskutojne për cështje praktike.

Dialogu, sipas ambasadorit, bën të ditur RTK, duhet të nisë sa më parë dhe të dyja palët duhet të bëjnë përpjekje për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve.

Top Channel