Rrjeti i OJQ-ve kosovare “Demokracia në Veprim” deklaroi se votimi i së dielës në Rahovec ka  nxjerrë të dytin kandidatin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe jo atë të Partisë Demokratike sic ishte deklaruar të dielën.

Sipas kreut të Demokracisë në Veprim Ismet Kryeziu, është bërë një gabim në bazën e të dhënave gjatë regjistrimit dhe raportimit. Kryeziu konfirmoi se kandidati i LDK-së, Ibrahim Kryeziu ka marrë 27.86 për qind të votave, Smajl Latifi i AAK-së 26.88 për qind dhe Xhelal Canziba nga PDK 26.63 për qind. 

“Ne dy vendvotime kur janë transferuar gabimisht të dhënat në qendrën tonë. Megjithatë, Kryeziu thekson se rezultati përfundimtar pritet të mësohet pas numërimit të votave me kusht nga KQZ-ja.  Rillogaritja nga ‘Demokracia në Veprim’ u bë pas ankesave dhe pretendimeve të AAK-së një ditë pas zgjedhjeve, se kandidati i tyre ishte i dyti dhe jo ai i PDK-së

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA