Presidenti serb Boris Tadic dhe ai kroat Ivo Josipovic janë zotuar se do të zgjidhin fatin e të zhdukurve në luftën katërvjecare.

Tadic ka mbërritur sot në Kroaci për një vizitë 2-ditore, një lëvizje tjetër drejt pajtimit në mes të ish-armikeve të kohës së luftës.

Në filim të vizitës, Tadic tha se fati i rreth 2.400 personave të zhdukur është cështja kryesore e takimit me homologun Josipovic.

Bashkimi Evropian, të cilit shpresojnë t’i bashkohen si Serbia edhe Kroacia, po bën presion për pajtimin e dy vendeve.

Shpallja e pavarësisë së Kroacisë nga ish-Jugosllavia solli luftën 4-vjecare mes serbëve që kundërshtonin shkëputjen dhe kroatëve, e cila shkaktoi rreth 20 mijë viktima.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA