Seanca për konstituimin e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu cakton datën, mbledhja do të mbahet vetëm një ditë para skadimit të afatit kushtetues
Kosova nuk është përfshirë në pyetësorin që komisioneri për Zgjerimin, Shtefan Fyle i ka dorëzuar sot Serbisë, e cila do të luftojë për të marrë statusin e vendit kandidat për në BE.
Megjithatë, zyrtari i lartë evropian ka theksuar se progresi i Serbisë drejt Unionit do të varet pikërisht nga qendrimi i saj në raport me Kosovën.
“Kosova nuk është përfshirë në pyetësor, por në të ekzistojnë një numër i madh pyetjesh që kanë të bëjnë me bashkëpunimin mes Prishtinës dhe Beogradit”, ka deklaruar Fyle.
Komisioneri ka shtuar se progresi i Serbisë do të varet gjithashtu nga arrestimi i kriminelëve të luftës, që kërkohen nga gjykata e Hagës.
“Prioritet mbetet arrestimi i Ratko Mlladic dhe Goran Haxhic”, ka shtuar komisioneri për Zgjerimin.
Ndërkohë, kryeministri serb Mirko Cvetkovic ka deklaruar se pyetësori me 1 mijë pyetje do të plotësohet nga Serbia brenda janarit të vitit të ardhshëm.
Top Channel