Do të jenë kandidati i LDK-së Ibrahim Kryeziu dhe ai i AAK-së, Smajl Latifi që do të garojnë në raundin e dytë të zgjedhjeve për kryetar të komunës së Rahovecit, në Kosovë.

Sipas rezultateve përfundimtare të publikuara pasditen e sotme nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, kandidati i LDK-së ka fituar 27.65% të votave, ndërsa ai i AAK-së 26.71%.

Më herët, nga rezultatet paraprake doli se në balotazh do të shkonte kandidati i PDK-së, Xhelal Canziba, i cili konkretisht ka marrë 26.55% të votave, i ndjekur nga Rexhep Oruci i AKR-së me 16.54% të votave dhe Luljeta Kadiri e LDD-së me 2.55%.

Top Channel