Pajtimi me Kroacinë, Tadic në Zagreb
24/11/2010 16:15
Presidenti serb Boris Tadic po shton aktivitetet për të pajtuar vendin e tij me Kroacinë, duke vizituar këtë vend për herë të dytë brenda një muaji.
Tadic do të takohet me homologun kroat Ivo Josipovic, me të cilin do të diskutojë për një sërë cështjesh, si kthimi i refugjatëve, të zhdukurit, cështjet kufitare dhe bashkëpunimin ekonomik.
Shpallja e pavarësisë së Kroacisë nga ish-Jugosllavia solli luftën 4-vjecare mes serbëve që kundërshtonin shkëputjen dhe kroatëve, e cila shkaktoi rreth 20 mijë viktima.
Tre javë më parë presidenti serb Boris Tadic kreu një vizitë në Vukovar, ku kërkoi falje për masakrat e përgjakshme.
Top Channel