Nikolic: Mlladic duhet të arrestohet
24/11/2010 15:55
Kryetari i Partisë Progresiste Serbe, Tomisllav Nikolic ka deklaruar se Serbia duhet t’i përmbushë të gjitha detyrimet ndaj gjykatës ndërkombëtare të Hagës, duke arrestuar gjeneralin Ratko Mlladic.
“Arrestimin e Mlladic nuk do ta bëja me dëshirë, por detyrimet duhet të përmbushen”, ka pohuar Nikolic.
Deri para pak kohësh Nikolic ka qenë një nga drejtuesit e Partisë Radikale të Vojisllav Sheshel, i cili po gjykohet në Hagë për krime lufte.
Ditë më parë kryeprokurori i kësaj gjykate, Serge Brammertz deklaroi se Beogradi ka mundësi që të bëjë më shumë për të kapur gjeneralin e shumëkërkuar.
Top Channel