Kurti: Angazhim për bashkimin e Shqipërisë me Kosovën

24/11/2010 12:40

Kthimi i lëvizjes ‘Vetëvendosje’ në parti politike dhe regjistrimi i saj për të marrë pjesë në zgjedhjet e 12 dhjetorit ka ngjallur interesimin e shtypit gjerman dhe të gazetarëve të njohur siç është Norbert Mappes-Niedieck.

Ky i fundit ka zhvilluar një intervistë me liderin e Vetëvendosjes Albin Kurti. Në këtë intervistë, Kurti, të cilës i referohet RTK, fillimisht shpjegon se Lëvizja ‘Vetëvendosje’ nuk është kundër pranisë ndërkombëtare në Kosovë.

Në këtë intervistë, Albin Kurti shprehet publikisht se angazhohet për bashkimin e Kosovës me Shqipërinë. ”Shqiptarët në Ballkan janë një komb i vetëm, kufiri i ngritur midis Kosovës dhe Shqipërisë është bërë me dhunë”, tha Kurti.

Top Channel