Ministria e Jashtme kroate ka thirrur të mërkurën ambasadorin e Shqipërisë për të dhënë shpjegime mbi sasinë e madhe të mbeturinave, që besohet se janë nga Shqipëria, që kanë ndotur bregdetin jugor kroat.

Ambasadori Pëllumb Qazimi është thirrur në ministri ku i është paraqitur një raport mbi ndotjen e detit në qarkun Dobrovacka-Neretvanska.

“Nga ambasadori është kërkuar që të ofrojë shpjegim urgjent se si mbeturinat nga Shqipëria kanë arritur në ujërat territoriale të Kroacisë dhe mbi marrjen e masve adekuate që raste të ngjashme të mos përsëriten në të ardhmen”, thuhet në një komunikatë.

Në ditët e fundit drunj, mbeturina plastike dhe shumë skelete kafshësh, që vlerësohet se janë disa dhjetëra tonë, kanë ndodtur bregdetin në pjesën jugore të Kroacisë.

Top Channel