Ish-presidenti i Kroacisë, Stipe Mesic, që kur ka lënë postin e kryetarit të shtetit merr një pension edhe nga Serbia.

Kjo, pasi dikur ai ka qenë edhe presidenti i fundit i ish-Republikës Socialiste Federale të ish-Jugosllavisë.

“Që kur kam dalë në pension, në shkurt, kanë nisur të më paguajnë pensionin edhe në Serbi. Cdo muaj marr 39 euro”, ka deklaruar Mesic.

Ish-presidenti shprehet i habitur për këtë kontribut, për të cilin edhe pse i vogël ndihet i lumtur.

“Serbia po më paguan sepse shkatërrova Jugosllavinë. Nuk janë shumë para, por në fund të vitit janë mjaftueshëm për t’u shpenzuar”, ka shtuar Mesic.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA