Kosova, Rusia: Qendrim të njëjtë me Serbinë
24/11/2010 15:40
Ambasadori rus në Beograd, Aleksandar Konuzin ka deklaruar se për cështjen e Kosovës, Rusia do të mbështesë atë zgjidhje që i shkon për shtat Serbisë.
“Qendrimi rus për cështjen e Kosovës është shumë i qartë. Cdo qendrim që do të marrë Serbia, ne do ta mbështesim”, ka pohuar Konuzin.
Sipas tij, Beogradi me Moskën mund të kenë mendime të ndryshme për taktikat e veprimit, por qendrimi parimor i Kremlinit mbetet i pandryshueshëm.
“Rusia ka mbështetur edhe rezolutën e Parlamentit serb për Kosovën, si dhe atë që pasi u harmonizua me BE-në u miratua më 8 shtator në OKB. Kjo e fundit dallonte shumë nga varianti i parë”, ka nënvizuar Konuzin.
Top Channel