Trupat ndërkombëtare ushtarake do të shërbejnë si një njësi rezerve gjatë procesit të zgjedhjeve të 12 dhjetorit.

Lajmin e ka bërë të ditur zëdhënësi i KFOR-it, Hans Diter Vishter, i cili ka deklaruar se nuk shihet e nevojshme që trupat e huaja të jenë në vijën e parë.

“Synimi ynë është që të ofrojmë një ambjent të qetë gjatë kohës së zgjedhjeve, por ne nuk do të jemi të pranishëm në vijën e parë. Do të jemi më tepër si një forcë rezervë, pasi konsiderojmë se nuk është e nevojshme që të jemi në plan të parë”, ka pohuar Vishter.

Sipas vlerësimeve të KFOR-it, situata e sigurisë në Kosovë është në përgjithësi e qetë dhe nuk pritet ndonjë përkeqësim i saj.

Top Channel