“Jeni ne rruge te drejte por duhet te beni me shume perpjekje”. Kjo ka qene nje prej deklaratave kryesore qe kane bere perfaqesuesit e FMN dhe BE ne konferencen e shtypit ne mesditen e se martes ne Athine.

Pergjithesisht trojka ka pare progres ne zbatimin e programit antikrize cka interpretohet si aprovim per dhenien e kestit te trete te huase prej 9 miliard eurosh ndaj Greqise ,nga paketa e shpetimit prej 110 miliard eurosh e nenshkruar ne majin e kaluar.

“Vlerësimi ynë i përgjithshëm është që programi ndodhet në rrugën e duhur, dhe do ta vertetoj kete me katër mesazhe kyçe:E para qe perspektivat e zhvillimit shfaqen ne vija te pergjitshme në përputhje me ate cka presim. Se dyti  konsolidimin mbresëlënës fiskal qeveria po e zbaton e angazhuar fort, për të respektuar objektivat fiskale, pavarësisht rishikimeve të statistikave financiare .Se treti stabiliteti i sektorit  financiar është duke u konsoliduar dhe se katerti, pas një faze te pare mbresëlënëse të reformave strukturore, qeveria është e angazhuar për një valë te dytë  reformash”, tha zëvendësdrejtori i Përgjithshëm i Komisionit Evropian, Servaas Deroose.

Por pavaresisht masave teper te ashpra antikrize qe kane ngjallur zemerim ne popull, kreditoret e huaj duket se kerkojne me shume nga Greqia, per te qene brenda objektivave te reduktimit te deficitit.

Masat e reja te cilat jane negociuar deri ne oret e vona te nates se shkuar, i perkasin sektorit te shendetit, te ndermarrjeve gjysme shteterore dhe administrates tatimore.

Top Channel