Gjykimi i ish-krerëve të UÇK-së, Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë njoftojnë se kur do të mbahet deklarata përmbyllëse
“Jeni ne rruge te drejte por duhet te beni me shume perpjekje”. Kjo ka qene nje prej deklaratave kryesore qe kane bere perfaqesuesit e FMN dhe BE ne konferencen e shtypit ne mesditen e se martes ne Athine.
Pergjithesisht trojka ka pare progres ne zbatimin e programit antikrize cka interpretohet si aprovim per dhenien e kestit te trete te huase prej 9 miliard eurosh ndaj Greqise ,nga paketa e shpetimit prej 110 miliard eurosh e nenshkruar ne majin e kaluar.
“Vlerësimi ynë i përgjithshëm është që programi ndodhet në rrugën e duhur, dhe do ta vertetoj kete me katër mesazhe kyçe:E para qe perspektivat e zhvillimit shfaqen ne vija te pergjitshme në përputhje me ate cka presim. Se dyti konsolidimin mbresëlënës fiskal qeveria po e zbaton e angazhuar fort, për të respektuar objektivat fiskale, pavarësisht rishikimeve të statistikave financiare .Se treti stabiliteti i sektorit financiar është duke u konsoliduar dhe se katerti, pas një faze te pare mbresëlënëse të reformave strukturore, qeveria është e angazhuar për një valë te dytë reformash”, tha zëvendësdrejtori i Përgjithshëm i Komisionit Evropian, Servaas Deroose.
Por pavaresisht masave teper te ashpra antikrize qe kane ngjallur zemerim ne popull, kreditoret e huaj duket se kerkojne me shume nga Greqia, per te qene brenda objektivave te reduktimit te deficitit.
Masat e reja te cilat jane negociuar deri ne oret e vona te nates se shkuar, i perkasin sektorit te shendetit, te ndermarrjeve gjysme shteterore dhe administrates tatimore.
Top Channel