EULEX, makina s’është qëlluar më armë zjarri

24/11/2010 16:25

Sulmi i kryer ditën e martë ndaj veturës së një zyrtari të lartë të misionit EULEX nuk është kryer me armë zjarri.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë zëdhënësi i misionit evropian, Blerim Krasniqi, sipas të cilit hetuesit kanë arritur në përfundimin se sulmi është kryer me mjete të tjera.

Ndërkohë, mediat kosovare deklarojnë se vetura e sulmuar ka qenë ajo e kreut të Departamentit Ekzekutiv të EULEX-it, amerikanit James Albrecht.

Sipas burimeve, Albrecht ka drejtuar hetimet mbi një sërë cështjesh të rëndësishme dhe EULEX e ka marrë seriozisht sulmin ndaj tij.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA