Kryeministri Thaci ka deklaruar rritjen e pagave të mësueve në masën 50 përqind. I marrë në prag të zgjedhjeve ky vendim është komentuar në forma të ndryshme.

Disa mësues thonë se vendimi për rritjen e pagave duhej të ishte marrë që në fillim të vitit.

Shumë mësimdhënës vënë në pikëpyetje vendimin pasi nuk dihet nëse Thaci do të jetë ende kryeministër vitin e ardhshëm duke patur parasysh që në 12 dhjetor mbahen zgjedhjet e parlamentare të jashtëzakonshme.

Ngritja e pagave në masën 50 përqind çon rrogën e mësuesve në Kosovë deri në 600 euro në muaj.

Top Channel