Prokuroria serbe ka ngritur një sërë akuzash ndaj këngëtares Svetlana Raznatovic, e njohur më mirë si bashkëshortja e kriminelit famëkeq, Arkan.

Lajmin e bëjnë të ditur mediat serbe, sipas të cilave Svetlana Raznatovic akuzohet për përvetësim të paligjshëm të 3 milionë dollarëve përmes transfertave të futbollistëve në tregun serb.

Sipas burimeve, vepra penale në fjalë është kryer në periudhën 2000-2003, kur Svetlana ka qenë presidente e klubit të futbollit të Obilicit.

Bashkëshorti i saj, Zelko Raznatovic ka qenë një nga protagonistët kryesorë të masakrave etnike në Ballkan, si dhe një nga liderët kryesorë të krimit të organizuar serb.

Top Channel