Shumica e partive politike shqiptare në Maqedoni janë pro mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme.

Reagimi i tyre ka ardhur pas nismës së LSDM-së, për ngritjen e një mocioni mosbesimi ndaj qeverisë Gruevski në Parlament.

Partia Demokracia e Re ka deklaruar se mbështet cdo propozim që vjen për largimin e kësaj qeverie, pjesë e të cilës është edhe BDI-ja e Ali Ahmetit.

“Ne jemi pro zgjedhjeve të parakohshme, jemi kundër një qeverie anti-shqiptare dhe anti-integrimeve euro-atlantike. Prandaj ne do mbështesim cdo propozim që vjen për largimin e saj”, ka deklaruar zëdhënësi i DR, Arianit Hoxha.

Më herët edhe PDSH ka paralajmëruar se është e gatshme të ballafaqohet në zgjedhje të parakohshme.

Kryetari i saj Menduh Thaci, në disa dalje publike ka shprehur interesin për largimin e kësaj qeverie, e cila vlerësohet se ka dështuar në planin e integrimit.

Top Channel