
102 vjet më parë në një kuvend që hyri në histori si Kongresi i Manastrit, u vendos që gjuha shqipe të shkruhet me germa latine.
Në këtë ditë të shënuar për historinë e shqiptarëve, përfaqësues shqiptarë të parlamentit dhe qeverisë, u mblodhën në Manastir dhe nderuan punën e patriotëve dhe gjuhëtarëve.
“Ngjarja e cila mund të konsiderohet një nga më të rëndësishmet për popullin shqiptar sepse shqiptarët në atë kohë, përfundimisht vendosën të orientohen nga Europa duke zgjedhur alfabetin latin. Ne duke parë rëndësinë e kësaj dite për shqiptarët vendosëm që të jemi këtu në vendin ku është mbajtur kongresi para 102 viteve”, tha zv/kryeministri i Maqedonisë, Abdilaqim Ademi.
Në diskutimet e tyre, historianët dhe studiuesit vunë theksin në rëndësinë që ka kjo datë për shqiptarët.
Ndërkohë zv/kryeministri Abdilaqim Ademi tha se manifestimet do të vazhdojnë deri më 28 nëntor, Ditën e Flamurit.
Top Channel