Një baticë mbeturinash, mes të cilave edhe trupa kafshësh të mbytur, mbetje të spitaleve kanë ndotur brigjet e gadishullit te Peljesacit dhe ishullit Mljet në Kroaci.

Dhjetera kilometra katror të bregdetit të Dubrovnikut jane ndotur nga plehrat qe ndoshta kane ardhur nga Mali i Zi apo Shqiperia. Gazeta kroate në internet ‘Index hr’ shkruan se është dalë në këtë përfundim pasi shumë prej mbeturinave janë në gjuhen shqipe. Agjensia kroate Per Mbrojtjen dhe Shpetimit vezhgon se vazhdimisht mberrijne mbeturina nga Shqiperia por kesaj here flitet per nje sasi shume te madhe.

Banoret e gadishullit kane pare plazhin te mbuluar nga plehrat dhe shpresojne qe shteti te nderhyje shpejt per pastrimin e bregdetit, por mbi te gjitha te zbuloje origjinen e tyre qe sic thote ‘Indeks’ varros cdo vit Mljetin.

Top Channel