Kosovë, sulmohet polici i misionit EULEX
23/11/2010 12:35
Persona të paidentifikuar kanë qëlluar mëngjesin e sotëm në Prishtinë automjetin civil të një agjenti të policisë së misionit EULEX.
Lajmin e bëjnë të ditur mediat kosovare, të cilat i referohen burimeve pranë misionit evropian dhe Policisë së Kosovës.
Sipas këtyre të fundit, polici nuk ka mbetur i lënduar nga sulmi, rrethanat e të cilit janë ende të paqarta.
Burimet kanë saktësuar se policia kosovare dhe ajo ndërkombëtare kanë nisur hetimet, por ende nuk dihet nëse objektiv i sulmit ka qenë vetë polici që ndodhej në veturë.
Top Channel