Gjykata komunale e Prizrenit ka pezulluar vendimin për gjobitjen me 250 euro të deputetes shqiptare Albana Vokshi, e cila u akuzua fillimisht për prishje të rendit publik dhe ofendim të zyrtarit të policisë kosovare.

Lajmin e bën të ditur e përditshmja kosovare “Express”, e cila e ka cilësuar Vokshin si një “superdeputete”, e cila pati mbështetjen e dy kryeministrave, të Shqipërisë dhe Kosovës.

Sipas gazetës, Vokshi ia ka arritur qëllimit të saj edhe pse ka mbajtur një sjellje arrogante ndaj trupit gjykues.

Gjithashtu, “Express” ka siguruar edhe procesverbalin e gjykatës, që tregon për sjelljen arrogante të deputetes shqiptare ndaj policit kosovar, Bujar Shala, në pikën kufitare.

“Ju jeni kafshë dhe silleni si kafshë. Kafshë je ti dhe do të shihemi, se ti kujton se mund t’ia kalosh lehtë me mua. Unë jam deputete”, ka deklaruar Vokshi.

Top Channel