Një agjent i Policisë së Kosovës është vrarë mbrëmjen e djeshme nga persona të armatosur, të cilët kanë sulmuar shtëpinë e tij.

Sipas raportimeve të mediave kosovare, agjenti Arben Sejdiu, 40 vjec, është ekzekutuar në fshatin Grabanicë të Klinës.

Burimet bëjnë të ditur se nga sulmi ndaj banesës kanë mbetur të plagosur dy anëtarë të tjerë të familjes Sejdiu.

Ndërkohë, njësitë policore pasi kanë marrë informacionin kanë nisur hetimet, kanë bastisur gjashtë shtëpi dhe kanë shoqëruar 10 persona.

Ndërkohë, mëngjesin e sotëm, persona të armatosur qëlluan një polic të misionit EULEX, i cili ndodhej në makinën e tij civile dhe për fat të mirë nuk mbeti i lënduar.

Top Channel