Komisioneri i BE për Zgjerimin, Shtefan Fyle ka deklaruar se integrimi i Serbisë në Bashkimin Evropian kalon përmes bashkëpunimit të plotë me gjykatën e Hagës dhe nga marrëdhëniet me Prishtinën.

“Është me rëndësi të madhe që Serbia të mbajë një qendrim konstruktiv në raport me Kosovën, prandaj e inkurajojmë për një përkushtim sa më të madh në bisedime”, ka pohuar Fyle.

Deklaratën e tij zyrtari i lartë evropian e ka bërë në prag të vizitës së tij në Beograd, ku pritet të dorëzojë pyetësorin për statusin e vendit kandidat për në BE.

Sipas mediave serbe, pyetësori me 2483 pyetje që Fyle do të dorëzojë sot është i ngjashëm me atë që morën Mali i Zi dhe Shqipëria, me disa pyetje të ndryshuara, të lidhura me situatën në Serbi.

Top Channel