Iniciativa Evropiane për Stabilitet, ESI, ka vlerësuar se kosovarët janë populli më i izoluar në Evropë.

Në një raport të hartuar posacërisht për Kosovën, ESI e vë theksin tek pamundësia e qytetarëve kosovarë për të lëvizur lirshëm jashtë kufijve.

Gjithashtu, ky institucion vlerëson se Bashkimi Evropian, duke e lënë Kosovën mënjanë po dëmton interesat e tij në shtetin e ri.

Qytetarët e Kosovës mund të udhëtojnë pa viza vetëm në pesë shtete të Ballkanit. Për këtë arsye, ESI i ka bërë thirrje BE-së që të nisë sa më parë dialogun zyrtar për liberalizimin e vizave dhe t’i japë Kosovës udhërrëfyesin.

Top Channel