Policia maqedonase ka arrestuar mbrëmë në qytetin e Tetovës një ish-zyrtar të shërbimeve sekrete, i cili dyshohet se ka hartuar dosjet me akuza ndaj deputetëve të BDI-së dhe kryetarit të saj Ali Ahmetit.

Lajmin e bën të ditur agjencia “INA”, sipas të cilës në pranga ka përfunduar shtetasi Hisen Musliu, pasi është piketuar nga BDI si autor i dosjeve “të falsifikuara”.

Sipas burimit, arrestimi është kryer nga njësia speciale “Tigrat”, agjentët e të cilës kanë bastisur për katër orë shtëpinë e Musliut.

Dorëzimi i dosjeve ndaj zyrtarëve të BDI-së në komisionin e lustracionit ka shkaktuar një betejë të ashpër politike mes kësaj partie dhe PDSH-së së Menduh Thacit.

Top Channel