Donatorët ndërkombëtarë të Greqisë kanë pranuar vështirësitë e krijuara nga borxhi publik në shtetin helen, por kanë kërkuar më shumë përpjekje nga Athina zyrtare për të shkurtuar deficitin vitin e ardhshëm.

Në maj, BE dhe FMN ranë dakord për paketën e shpëtimit me vlerë 110 miliardë euro për tre vitet e ardhshme. Tani Greqia do të marrë këstin e tretë të huasë, që vlen 9 miliardë euro.

“Por qeveria duhet pranojë se duhen masa të reja për të zgjeruar taksat bazë dhe për të eleminuar shpenzimet e kota”, kanë deklaruar huadhënësit.

Greqia synon të reduktojë deficitin e saj në 7.5 për qind të GDP-së në vitin 2011 nga 15.4% që e kishte vitin e kaluar.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta