Shefi i misionit EULEX, Xavier Bout de Marnhac ndodhet në Beograd në kuadër të një vizite 2-ditore. Ditën e sotme ai pritet të takohet me disa ministra, mes të cilëve ai i Jashtëm, i Drejtësisë dhe Financave.

Në qendër të bisedimeve do të jenë cështja e doganave dhe ajo e policisë, bën të ditur “REL”, që iu referohet burimeve pranë EULEX-it.

Ditën e djeshme De Marnhac u takua me ministrin e Brendshëm serb, Ivica Dacic, me të cilin diskutoi mbi bashkëpunimin me qëllim luftimin e kriminalitetit, kryesisht atij në veri të Kosovës.

Nga ana e tij Dacic shprehu interesin e Serbisë që EULEX të ketë sukses në misionin e tij, por nënvizoi gjithashtu se krimi i organizuar nuk ndodhet vetëm në veri, por në të gjithë territorin e Kosovës.

Top Channel