Kryeministri në ikje i Kosovës, Hashim Thaci ka përshëndetur maturinë e treguar nga partitë politike në zgjedhjet e djeshme në Rahovec.

“Me këtë maturi i është dërguar një mesazh i qartë gjithë botës, se Kosova është një vend demokratik, në gjendje të organizojë zgjedhje”, ka deklaruar Thaci.

Gjatë një vizite në Ferizaj, Thaci u ka bërë thirrje subjekteve politike që të pranojnë rezultatin, cilido qoftë ai, pasi reflekton vullnetin e popullit.

Zgjedhjet për kryetarin e komunës së Rahovecit do të mbyllen me një balotazh, që do të mbahet më datë 19 dhjetor dhe që do ketë përballë kandidatin e LDK-së, Ibrahim Kryeziu me atë të PDK-së, Xhelal Canziba.

Top Channel