Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë publikoi rezultatet jo përfundimtare për zgjedhjet lokale në Rahovec.

Kryetarja e KQZ-së Valdete Daka, tha se kandidati i Lidhjes Demokratike te Kosoves, Ibrahim Kryeziu kryeson me 28.3% ndaj rivalit te Partise Demokratike, Xhelal Canziba i cili ka marrë 26.9%. Me pas renditen AAK me 25.8%, AKR me 16.4% dhe LDD me 2.6%. Gjithsesi sipas zonjës Daka, pritet edhe numërimi i 405 votave me kusht dhe ato te personave me nevoja te vecanta.

Kryetarja e KQZ e cilesoi procesin te rregullt ne pergjithesi. Në baze te ketij rezultati sic duket procesi do te shkoje ne nje balotazh mes LDK dhe PDK ne javet ne vazhdim.

Top Channel