Opozita maqedonase ka kërkuar mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme, duke akuzuar qeverinë aktuale se ka dështuar në afrimin e vendit me BE-në dhe NATO-n.

Sipas kryetarit të Partisë Social Demokrate, Branko Cervenkovski, qeveria e kryeministrit Gruevski nuk ka bërë progres në integrimet euro-atlantike.

“Regjimi aktual po përpiqet ta lëvizë vendin jashtë Bashkimit Evropian dhe NATO-s”, ka deklaruar Cervenkovski, duke shtuar se opozita do të kërkojë një mocion mosbesimi.

“Opozita synon një mocion parlamentar për të kërkuar zgjedhje të parakohshme”, ka nënvizuar kreu i LSDM-së. Zgjedhjet e rregullta në Maqedoni i bie të mbahen në vitin 2012.

Top Channel