Në samitin e 28 shteteve anëtare të NATO-s, që është mbajtur në Lisbonë, është rikonfirmuar zvogëlimi i trupave të NATO-s në Kosovë.

Në këtë samit, sipas RTK-së është ripërsëritur se KFOR-i vazhdon të mbetet në Kosovë në bazë të rezolutës 1244, ndërkaq është përshëndetur përparimi i arritur nga FSK-ja dhe Policia e Kosovës për përmirësimin e gjendjes së sigurisë.

Shefat e NATO-s kanë ftuar Kosovën dhe Serbinë që të shfrytëzojnë rastin për dialogun, në mënyrë që të ketë stabilitet në rajon. NATO ka bërë thirrje për përforcimin e rendit dhe ligjit në Kosovë.

Top Channel