Më 24 nëntor, KFOR-i dhe EULEX-i do të zhvillojnë një stërvitje të përbashkët fushore.

Sipas një njoftimi të KFOR-it, qëllimi i stërvitjes është trajnimi dhe intesifikimi i bashkëpunimit në mes EULEX-it dhe KFOR-it. Ndërsa sipas skenarit, EULEX-i do të jetë përgjegjës për sigurinë në vendngjarje.

Por për shkak të numrit të madh të demonstruesve që do të mblidhen afër kufirit, mbështetja do të jetë e nevojshme. Kështu që trupat e KFOR-it dhe EULEX-i do ta menaxhojnë situatën së bashku.

Top Channel